Paul Pogba pritet të mungojë gjashtë javë pas lëndimit në kofshë të këmbës që pësoi në fitoren e Manchester United ndaj Baselit në Ligë të Kampionëve.
Ylli i Francës ishte në fushë për vetëm 20 minuta në ndeshjen ndaj kampionit zviceran para se të detyrohet të largohet nga Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
Jose Mourinho ka pranuar pas ndeshje se Pogba mund të jetë “jashtë fushës për disa javë” por duket se lëndimi i tij është më serioz seç pritej fillimisht.
Pasi iu nënshtrua një skanimi mjekësor, Pogba pritet të jetë jashtë fushës për të paktën katër javë apo maksimumi për gjashtë javë.
Kjo do të thotë që Manchester United do të jetë në mungesë të shërbimeve të tij në Premierë Ligë për ndeshjen ndaj Evertonit, Southamptonit dhe Crystal Palaces./arbresh.info/
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...