Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një interviste ekskluzive për arbresh.info thotë se zyrtarizimi i shqipes së shpejti do të marrë edhe mbështetjen e Kuvendit të Maqedonisë, përkundër pakënaqësive të opozitës. Ai thotë se cështjë imediate është edhe regjistrimi i popullsisë në Maqedoni.
“Ka nevojë për përmirësim të asaj çka janë qasja për regjistrim, përfshirja për regjistrim, dhe rezultatet e fundit të jenë të pranueshme për të gjithë,” deklaron Xhaferi.
Në këtë interviste ai tregon se cilat do të jenë efektet e para apo të menjëhershme të projektligjit për përdorimin e gjuhëve, dhe në një periudhë më të gjatë kohore çfarë do të ndodhë me zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
Ai sqaron se pas miratimit a ka gjasë të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, dhe çfarë ndodhë nëse vlerësohet se pjesë të projektligjit janë anti-kushtetuese.
Pas kësaj, ai tregon edhe agjendën legjislative të integrimit euro-atlantik të Maqedonisë.
Beson se vitin e ardhshëm Maqedonia do të jetë anëtarja e 30 në Aleancën Veriatlantike.
Flet hapur për raportet me parlamentet në Prishtinë dhe Tiranë.
Tashmë është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe jamë formuar institucionet, kryetari Xhaferi tregon se ka ftuqr homologun kosovar, Kadri Veseli, për vizitë.
Për të gjitha këto me poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë./arbresh.info/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...