Ja çfarë duhet të bëni për t’u qetësuar

09:25 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Ju mund ta dini se çfarë mendimesh ju stresojnë. Përpiqeni t’i ndryshoni, por më kot. Ato mbeten në trurin tuaj. Përsëriten e përsëriten vazhdimisht. Bashkë me to mbeten në trupin tuaj edhe ankthi, mërzia, zemërimi që i shoqëron. Nëse nuk mundeni t’i ndryshoni dot, ju të paktën, mund t’i kontrolloni ato. T’i ndaloni që të shprehen. T’i pakësoni, të minimizoni efektin e tyre mbi ju, madje edhe t’i shmangni, të paktën për një farë kohe.

Ja disa prej teknikave që mund të përdorni:

1- Ndaloni mendimet që ju mërzisin. Qëllimi i kësaj teknike është që të ndërprisni rrjedhën e mendimeve stresuese. Me ndërprerjen e rrjedhës së tyre ju ndryshoni pasojën. Si? Shoqërojini mendimet stresuese me një pasojë negative (lloj ndëshkimi). Çdo sjellje që pasohet nga një ndëshkim ka prirjen që të mos përsëritet.

2- Zgjidhni një vend ku të mos ju shqetësojnë e as të mos shqetësoni të tjerët. Mbështillni grushtin e dorës së majtë me një garzë ngjitëse. (leukoplast) Shtrihuni diku e prisni disa sekonda. Pastaj filloni të mendoni rreth problemit që ju shqetëson me qëllim që të provokoni mendimet e pakëndshme. Sapo ato të fillojnë e të vërshojnë në trurin tënd, thuaj “STOP” me sa zë të kini dhe çmbështillni leukoplastin. Mund t’ju dhëmb pakëz dora, por këtu qëndron lezeti. Fjala “STOP” e shoqëruar me dhimbjen e dorës shkakton ndërprerjen e rrjedhës së mendimeve stresuese.

3- Shtrihuni diku dhe lëreni veten tuaj të lirë. Mos i sillni mendimet e pakëndshme në mendjen tuaj në mënyrë të pavullnetshme. Thjesht lëreni mendjen tuaj të shkojë nga të dojë. Sapo mendimet e pakëndshme të fillojnë të shfaqen, thoni “STOP”, me një zë normal dhe në të njëjtën kohë çmbështillni leukoplastin, përcjell lajmi.net

4- Shkoni diku dhe relaksohuni. Lëreni mendjen tuaj të shkojë nga të dojë. Mos u sforconi të mendoni. Sapo mendimet negative të shfaqen në trurin tuaj, mendoni fjalën “STOP”. Çmbështillni njëkohësisht leukoplastin. Përsëriteni disa herë. Shtrihuni dhe lëreni mendjen tuaj të shkojë nga të dojë. Sapo mendimet negative të shfaqen në trurin tuaj mendoni vetëm “STOP”, pa e çmbështjellë leukoplastin.

5- Dhe më tej, në situate reale në jetë: sa herë që fillon vargu i mendimeve negative të shfaqet në mendjen tuaj, thoni “STOP”, me mend. Ju s’mund të mendoni dy gjëra në të njëjtën kohë. Duke thënë “STOP”, ju ndërprisni rrjedhën e mendimeve negative, duke mos e lejuar atë të ketë efektin e zakonshëm te ju.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme