Arsene Wenger vazhdon të mbajë shpresa që Mesut Ozil do të nënshkruaj marrëveshje të re me Arsenalin dhe insiston që bisedimet rreth kontratës nuk kanë përfunduar me reprezentuesit gjerman, megjithëse ato janë ngadalësuar.
Marrëveshja aktuale e reprezentuesit gjerman skadon në fund të sezonit derisa 28-vjeçari vazhdon të përflitet se do të largohet nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali besohet t’i ketë shtruar në tavolinë një marrëveshje prej 275.000 funta në javë mesfushorit, por reprezentuesit e tij janë duke kërkuar një marrëveshje që vlen rreth 350.000 funta në javë.
Raportet në Gjermani pretendojnë që bisedimet janë ndalur që nga muaji shkurt dhe se Manchester United është njëri prej klubeve që është i gatshëm të nënshkruajë me të nëse dështojnë “Topçinjtë”.
Ka gjasa më të mëdha që Ozil të largohet nga Arsenali falas dhe Wenger ka pranuar se bisedimet kanë ngecur për një kohë. Por, derisa koha për marrëveshje vazhdon të kalojë, Wenger insiston që ka gjasa ende që mesfushori të vazhdojë qëndrimin.
“Po, sigurisht [kam shpresa]”, ka thënë francezi para ndeshjes në Evropa Ligë të Arsenalit ndaj Kolnit.
“Bisedimet për kontratë janë ngadalësuar pak që nga 31 gushti sepse ne kemi pasur nevojë për pak pushim dhe të fokusohemi në kompeticion”
“Por ne me ngadalësi do të rikthehemi”, përfundoi Arsene Wenger.
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...