Emërimi i Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit është debati më i nxehtë i momentit.
Shkak për këtë është emërimi i Ruçit kryetar Kuvendi dhe akuzat e rënda të bëra në drejtim të tij nga opozita por jo vetëm.
Gramoz Ruçi njihet si një ndër figurat kryesore të Partisë Komuniste në kohën e regjimit, fakt i cili ka shkaktuar debate nga pjesa anti-komuniste e shoqësirë.
Por Ruçi ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm në momentin e ngjarjeve të 2 prillit ’91 në Shkodër.
Gramoz Ruçi është akuzuar nga ish-të përndjekurit si sigurims i shtetit dhe se ka qenë i implikuar në krimet e regjimit komunist, madje akuzat vijojnë me tej ku thuhet se prej vitit 2005 i është ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fotoja që mund të shikoni më sipër është një urdhër të brendshëm për forcat e policisë dhe të Sigurimit në lidhje me trazirat në Shkodër fill pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991.
Sipas këtij urdhri jepet liri për të përdorur armë përgjatë protestave nga ana e policisë. Dokumenti është firmosur nga Gramoz Ruci, atëherë ministër i Brendshëm, shkruan BW.
“Për të vepruar me forcën e shkopit nuk ka askush arsye të pyes përgjegjësin. Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve.
Për të paralizuar ata që nga turmat mund të godasin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur, forcat tona që përleshen me protestues mos shkojnë të armatosura”, shkruhet në urdhrin e brendshëm të 4 prillit 1991 të firmosur nga Gramoz Ruçi, atëherë ministër i brendshëm. /albeu.com/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...