Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se pas ankesës që kanë bërë gjykata ka vendosur që të pezullohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që qytetarët e jugut të paguajnë për humbjet e energjisë elektrike në veri të vendit.
Ai ka deklaruar se llogaritet që deri tani nga xhepat e qytetarëve të pjesës tjetër të vendit të jenë marrë rreth 8 milionë euro, duke nënvizuar se ka kërkuar që kjo vlerë t’u rimbursohet qytetarëve, njofton Klan Kosova.
“Ne kemi bërë një raport publik lidhur me vendimin e ZRRE-së për të ngarkuar qytetarët e pjesës tjetër të vendit për shpenzimet që janë bërë në veri. Ne i kemi dhënë rekomandime që ajo është dashur t’i respektojë, por që ka dështuar ta bëjë këtë gjë. Kemi kërkuar që të pezullohet ky vendim. Tanimë gjykata ka vendosur që të miratojë kërkesën tonë”.
“Vlerësohet se 4.5 për qind e vlerës së faturës i është dedikuar mbulimit të shpenzimeve në veri, që ka ndodhur që nga viti 2012. Nuk mund të përdoret ligji për të mbuluar humbjet në veri përmes pagesës së qytetarëve në jug. Vlera totale që konsiderohet të jetë grumbulluar paligjshëm besohet të jetë rreth 8 milionë euro”.
“Kjo vlerë nuk ka mundur të identifikohet në fatura, pasi nuk ka qenë e shënuar në asnjë mënyrë. Ne kemi kërkuar që vlera që u është marrë padrejtësisht t’u rimbursohet qytetarëve në faturat e radhës”.
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër