Këtë vit Universiteti “Kadri Zeka”, do të jetë pjesë në garën ndërkombëtare të verërave që do të mbahet në Maribor më 16 shtator.
Dukagjin Leka, prorektor për marrëdhënie ndërkombëtare në universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, tha se kanë dërguar mostrat në garën ndërkombëtare së verërave në Maribor.
“’Universiteti i “Mariborit”, ka edhe vreshtarinë e vet dhe kjo është një mundësi. Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, nuk prodhon verë, por vetëm kemi dërguar mostrat”, tha ai sot (e enjte) në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai tha se rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Barjam Kosumi, është ai që po bën punë të mirë që ky universitet të jetë pjesë në arenën ndërkombëtare.
Kurse Hamëz Rama nga Shoqata “Enologjia”, tha se pjesëmarrja në garën ndërkombëtare të verërave në Maribor, e cila mbahet më 16 shtator, është një mundësi për ta. “Këtë vit marrim pjesë me 10 mostra. Presim që të arrijmë rezultat. Në këtë rast konkret ka pasur kritere”, tha ai.
Rama bëri me dije se pret të kenë rezultat nga kjo garë. “Ne deri më tani kemi marrë pjesë në disa aktivitete të tilla dhe besoj se në këtë garë do të marrim ndonjë çmim. Kosova ka klimë mesdhetare kontinentale”, tha ai.
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...