Në prapaskenat e Javës së Modës, një grup modelesh me fytyra jashtëzakonisht të freskëta kanë biseduar rreth sekreteve të tyre, përderisa makeup artistët ishin duke i rregulluar me kozmetikën përkatëse.
Modelet kërkonin grim minimal, ndërhyrje sa më të vogël të makeup-it, duke iu faleminderuar përkushtimit të kujdesit korean për lëkurën e tyre. Këtu, po ju paraqesim 5 modele më të mira të javës së modës që ndajnë sekretet e tyre të bukurisë – duke filluar nga alternativa hidratuese e deri tek pastruesit me bazë vaji.
Jung Sun Jin
“Ky është një trend krejtësisht i ri që po bëhet i popullarizuar. Për të larë fytyrën tuaj, merrni gjysmë krem për pastrim dhe gjysmë kremi hidratues si dhe përzieni së bashku. Kjo është super hidratuese dhe pastrorn poret tuaja. Pastruesit me bazë vaji mund të shkaktojnë probleme për disa njerëz, andaj kjo mund të jetë një alternativë e mirë”.
Hoyeon Jung
“Kur nuk aplikoj fare grim në fytyrë, unë thjeshtë pastroj fytyrën me ujë. pastaj, me shumë kujdes përdori gishtat dhe jo pëllëmbën e dorës – për të aplikuar hidratuesin, në mënyrë që kremi të absorbohet mirë”.
Gui Eh Park
“Paketat me maska, apo lloji i maskave të holla në formë fletash, janë sekreti më i rëndësishëm i bukurisë së jetës sime! Kur kam ndonjë sfilatë apo fotosesion të rëndësishëm, gjithnjë përdori nga një fletë të tillë të maskave para gjumit – lëkura juaj ka nevojë që në atë kohë të shërojë veten duke e ndihmuar atë të bëhet e ndritshme dhe plot shkëlqim, transmeton femra.net. Është shumë e zakonshme kjo teknikë e aplikimit të maskave nga vajzat koreane një ditë para se të shkojnë në intervistë pune apo madje edhe në ditën e dasmës së tyre”.
Pong Lee
“Unë e laj mirë fytyrën time, natyrisht, por vetëm pak i preki buzët e mia kur bëj grimin, në mënyrë që t’i mbaj ato të shëndetshme dhe të buta”.
Jinkyung Kim
“Meqenëse lëkura ime është e thatë, unë aplikoj vaj kokosi pas larjes së fytyrës, bëj një masazh të shpejtë, më pas përdori kremrat e mia dhe pas kësaj pjesën tjetër të produkteve për kujdesin e lëkurës”.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?