Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk mori asnjë vendim lidhur me kandidatët që aplikuan për pozitat profesor asistent, profesor i asocuar dhe profesor i rregullt në UP. Kjo ndodhi pasi që vendimi i rektorit Zejnullahu nuk u votua nga senatorët dhe vendimi tjetër nga Këshilli i Fakultetit Filozofik nuk u fut fare në votim.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, tha se e vetmja rrugë e procedimit është kjo që parashihet edhe me statutin e UP-së, në të cilën janë përcaktuar kriteret për të realizuar këto tri thirrjet që do të bëhen.
“Në momentin kur kemi shpallur konkursin, kemi detajizuar të gjitha kriteret që duhet të përmbushen”, tha Zejnullahu, duke shtuar se “jetojmë në një mjedis ku njihemi të gjithë, ku në fakt të gjithë njohim shoqi-shoqin dhe ku rrallëkush dikujt ia thotë direkt atë që mendon për punën shkencore”.
“Ne që nga fillimi i punës sonë i kemi dhënë një peshë veprimeve tona që këtë segment të jetës akademike të mundohemi ta përmirësojmë sa të jetë e mundur që të mos dalim jashtë përcaktimeve të Statutit të UP-së. Në qoftë se ky institucion ka vendosur të kalojë në atë rrugën e nënshtrimit që s’është vlerë, ne nuk kemi fuqi ta ndalim, ne nuk mundemi t’i prijmë proceseve që shkojnë në atë drejtim dhe këtë do ta kenë të qartë të gjithë senatorët” , tha Zejnullahu, raporton “KPress”.
Ndërsa Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, tha se kjo që e bëri rektori ishte plotësisht në kundërshtim me Statutin e UP-së.
Sipas tij, ky Komision që është i formuar nga Rektorati nuk është aspak i drejtë, ndërsa pjesëtarët e tij i akuzoi se kanë punuar fshehtë dhe ua kanë mohuar të drejtën për avancim personave që ishin kandidatë.
Dugolli tha se një matematikan nuk mund t’i vlerësojë psikologët dhe se ai vetë ia ka bërë me dije zonjës Vula se ajo nuk është kompetente për të dhënë vlerësim për psikologët.
“…Mendoj, u shkel e drejta e njësisë akademike t’i zgjedhë përfaqësuesit e vet profesorë në këtë institucion, duke iu bërë shkelje Statutit, sepse Neni 173 pika tre thotë nëse Këshilli i njësisë akademike edhe pas shqyrtimit sjell të njëjtat propozime, Senati merr vendim përfundimtar”, tha Dugolli
Edhe Dekani i Fakultetit Ekonomik, Skender Ahmeti, është tejet i pakënaqur me shkeljet e Statutit që sot u bënë. Ai tha se pasojat do të jenë shumë të mëdha dhe porositi se “do t’i shihni ndodhitë në Fakultetin Ekonomik”.
“Dhe e dyta, është interpretuar për teke personale dhe sipas qejfeve të anëtarëve të Komisionit termi ose definimi i termit “revistë ndërkombëtare”. Këto kanë qenë ato pikat, të cilat unë nuk pajtohem, pasojat janë shumë të mëdha, do t’i shihni për Fakultetin Ekonomik. Nuk pajtohem më kriteret që janë marrë…” , tha Ahmeti.
Mbledhja mbeti në gjysmë, rektori e shpalli atë të mbyllur pa i dhënë emrat e kandidatëve, të cilët do të jenë pjesë e UP-së dhe gjithçka mbeti të shihet në mbledhjen e ardhshme.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë