Southamptoni ishte afër transferimit të Philippe Coutinhos së Liverpoolit në vitin 2012.
“Saints” ishin në luftë me rivalin në Premierë Ligë gjatë merkatos së transferimeve pasi mësuan që skuadra italiane Interi ishte në gjendje të shes atë nëse i ofrohen para të gatshme, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino sapo ishte emëruar trajner te Southamptoni dhe kishte nënshkruar me Coutinhon në formë huazimi te Espanyoli para sezonit.
Ai dëshironte të transferonte edhe atë në Premierë Ligë me një ofertë prej 10.3 milionë funta për reprezentuesin brazilian.
Liverpooli fillimisht ofroi 8 milionë funta për të nënshkruar me të por gjiganti italian kishte refuzuar ofertën pasi “Saints” ofruan më shumë para të gatshme.
Derisa Coutinho ishte në bisedime me Southamptonin, Liverpooli lansoi një ofertë në minutën e fundit dhe futbollisti zgjodhi t’i bashkohet skuadrës në Anfield./arbresh.info/
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...