Pasojat e uraganit Harvey padyshim se i kanë kushtuar Teksasit miliarda dollarë, por përveç që humbën jetën disa persona dhe u shkatërruan mijëra shtëpi, erërat e forta kanë nxjerr nga uji edhe krijesa të çuditshme.
Një krijesë e tillë është gjetur në një plazh në Texas City, pasi erërat e forta e kishin nxjerr në breg.
Por, ekspertët e kësaj fushe nuk po e dinë se çfarë është, derisa disa tjerë besojnë se bëhet fjalë për një lloj ngjale me trup gjigant, por nuk kanë arritur të përcaktojnë saktë llojin.Fotografitë e kësaj krijese të çuditshme janë postuar në internet dhe po bëjnë xhiron e botës,transmeto telegrafi.
“Isha duke shëtitur nëpër plazh dhe duke shikuar dëmet që i ka shkaktuar uragani Harvey, kur hasa në këtë krijesë pa sy me dhëmbë të mprehtë”, ka deklaruar Preeti Desai i cili kishte gjetur këtë krijesë.
Duke parë se askush nuk dinte për këtë krijesë, Desai vendosi të kërkojë ndihmë nga profesori Kenneth Tighe nga muzeu kombëtar i historisë së natyrës, i cili beson se bëhet fjalë për një ngjalë-gjarpër me dhëmbë të mprehtë, e cila gjendet në ujërat e gjirit të Meksikës.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...