Jolie: Nuk dua që të më pëlqejnë të tjerët

01:37 | 14 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Ndodhet në një periudhë të turbullt si pasojë e divorcit me Brad Pitt dhe për herë të parë ka folur gjatë në një intervistë për New York Times.

Angeline Jolie hapet dhe flet edhe për imazhin e saj si personazh publik, por dhe për familjen.

“Fëmijët e mi janë miqtë e mi më të mirë dhe të vetmit që më interesojnë”, thotë ajo.

Sa u takon kritikave që kanë shkuar aq larg sa kënë vënë në dyshim edhe shëndetin e vetë aktores së famshme, Jolie thotë se as kjo pjesë nuk i intereson.

“Nuk kërkoj që të më pëlqejnë në publik. As e kam kërkuar ndonjëherë këtë. Siç e thashë, për mua rëndësi ka që t’u pëlqej fëmijëve të mi”, vijoi ajo.

1505320114_jo 1505320126_jo1 1505320133_jo2 1505320137_jo3 1505320145_jo4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme