Google ADS

Ky është shqiptari i parë që fitoi garën e demokratëve për Këshillin e Nju Jorkut

23:45 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Kandidati për Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, ka fituar një garë të rëndësishme mes demokratëve në zgjedhjet për një qark të Bronksit, duke mposhtur rivalen më të afërt me rreth 4 për qind vota më shumë.

Gjonaj, i cili aktualisht është anëtar i Asamblesë së shtetit Nju Jork, falënderoi mbështetësit në një fjalim që mbajti përpara simpatizantëve sapo u bë e qartë se ai kishte fituar garën për Distriktin 13, njofton “Zëri i Amerikës”.

Ai mori 38.7 për qind të votave, kundrejt 34.4 për qind që mori rivalja Marjorie Velasquez. Kandidatët e tjerë nuk arritën të ngriheshin mbi kufirin 20 për qind, raporton albinfo.ch.

Tashmë Gjonaj ka shansin të bëhet shqiptari i parë në Këshillin e Nju Jorkut pasi ai konkurron në një zonë ku demokratët tradicionalisht fitojnë.

Sipas gazetës “Daily News” të Nju Jorkut, Gjonaj arriti të grumbullojë gjatë fushatës më shumë se 700 mijë dollarë, që shënon një rekord në garat për Këshillin Bashkiak që nga viti 1989. Ai është me origjinë nga Ulqini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme