Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se Lista Srpska ka përkrahjen pa rezervë të Qeverisë së saj dhe se vendimi i Listës për të hyrë në Qeverinë e Kosovës është e përgjegjshme.
“Ajo ka marrë një vendim me përgjegjësi. Përkundër kritikave të papërgjegjshme nga disa anë, njerëzit e Listës janë ata që e ruajnë Serbinë në Kosovë, janë ata që kanë mbetur atje dhe që me përgjegjësi e përfundimisht të bashkuar, pa ndarje të brendshme, mbrojnë interesat tona në Kosovë” , citon rts të ketë thënë Bërnabiq.
Ajo ka shtuar se dialogu i brendshëm për çështjen e Kosovës është shumë i rëndësishëm për gjetjen e zgjidhjes më të mirë e më të qëndrueshme të saj.
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...