Kabineti qeveritar ka marrë vendimet e para në mbledhjen e qeverisë që u zhvillua pasditen e sotme pas betimit të ministrave në Presidencë.
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar edhe më herët nga vet Kryeministri Edi Rama, viti 2018 është shpallur “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot – Skënderbeut”. Për këtë event, është ngritur një komision që përbëhet nga 7 Ministri, 5 drejtori, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe një përfaqësues i kabinetit të Kryeministrit.
Vendimi i dytë i qeverisë është ai për çertifikatat personale dhe familjare. Edhe ky vendim qeverie ishte paralajmëruar nga Kryeministri, si një nismë për të hequr procedurat burokratike. Tashmë, qytetarët do të mund t’i marrin këto çertifikata elektronikisht ose me vulë nga Drejtoria e Gjendjes Civile.
Gjithashtu, qeveria shqiptare ka vendosur të japë 100 mijë dollarë ndihmë financiare për qeverinë amerikane për shkak të dëmeve që shkaktoi uragani Irma. Ndërkohë, në mbledhjen e qeverisë u miratua edhe funksionimi i të gjitha ministrive, disa prej të cilave janë ristrukturuar.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?