Ministri i ri Bujqësisë, Nenad Rikalo, po akuzohet për torturim të qytetarëve të Prishtinës gjatë kohës së luftës, raporton arbresh.info.
Festim Beqiri, banor në ndërtesën në Kurriz të Dardanisë kanë rrëfyer ekskluzivisht për arbresh.info torturat që u ka bërë ministri Nenad Rikalo banorëve.
Ai ka thënë se Rikalo ka qenë oficer i lartë në ushtrinë serbe, duke rrëfyer për maltretimin qe u ka bërë fqinjëve të tij në ndërtesë.
“Prej që është leshu kjo banese Nenadi ka banu këtu me babin e tij me vëllaun dhe nënën. Nëna e tij ka punuar në shkollën Dardania. Baba i tij ka punuar në komunë. Nenad Rikalo ka qenë oficer i nalt i ushtrisë serbe”, tha Beqiri.
Beqiri, kujton se si ai ka torturuar dy studentë të cilët i ka larguar nga ndërtesa.
“I lus ata dy studentë që i ka torturuar e maltretuar në mënyrën më mizore, i lus kudo qe janë lë të tregojnë çfarë akti makabër ua ka bërë”, ka thënë Beqiri.
Ai ka thënë se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, duke thënë se do ta dërgojnë në burg ministrin Rikalo.
“Unë nuk kom me u ndal deri ta dërgojmë në burg, ai është kriminel. E kam përkrahen e familjes e miqve. Ata që e kanë vu ministër, a kanë mëndu se athu a mundet me qenë i shërbimit inteligjent të Serbisë. Qeveritarët e kanë obligim moral me tregu se ku ka jetuar Nenadi çka ka bërë ai, është deshtë me hulumtu para se me bo ministër ata”, ka thënë Beqiri gjatë intervistës për arbresh.info.
Ai ka kritikuar ashpër qeveritarët që e kanë vënë në pozitë të ministrit duke thënë se ata e kanë shkel gjakun e dëshmoreve.
Rikallo është pjesë e Listës Serbe dhe deri para pak kohësh ka shërbyer si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj