Google ADS

Erdogan: Turqia do të marrë masat e veta të sigurisë pas marrëveshjes me Rusinë

20:33 | 13 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka hedhur poshtë shqetësimet e NATO-s në lidhje me marrëveshjen e Ankarasë dhe Moskës për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore.

Turqia, marrëdhëniet e së cilës janë zbehur me aleatët e saj gjatë muajve të fundit, zgjodhi që të blejë sistemin anti-raketor S-400 nga Rusia, pasi kompanitë perëndimore nuk kishin ofruar alternativë ‘financiare efektive’, transmeton portali arbesh.info

“Ata u çmendën pse ne kemi bërë marrëveshje me Rusinë, por çfarë duhej të bënim ne, të prisnim?!”, ka thënë Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara.

Turqia, ushtria e dytë më e madhe në NATO, ka rëndësi strategjike për aleancën, por marrëdhëniet e tyre janë duke çaluar dita ditës.

Në anën tjetër, Erdogan është zemëruar edhe me Uashingtonin, pasi këta të fundit u kanë ofruar mbështetje kurdëve në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme