Google ADS

Skënderbeu – Dinamo Kiev, deklarata e trajnerit para ndeshjes

20:21 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Skënderbeu i Korçës e zhvillon të enjten ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës, përcjellë arbresh.info.

Trajneri Ilir Daja në konferencën e fundit ka thënë se skuadra e tij është gati për ndeshjen e radhës.

“Nuk është diçka e zakonshme për ne të luajmë ndeshje në këto nivele, ndaj padyshim favorite për duelin është Dinamo. Por ne me siguri që do të kemi shanset tona dhe do të mundohemi të tregojmë lojën tonë. Edhe skuadrat e tjera në grup kanë më shumë eksperiencë, por do të luftojmë edhe me ta për t’u munduar që të marrim disa fitore”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme