Google ADS

Haradinaj arrin marrëveshje me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade

18:58 | 13 Shtator 2017
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas një takimi të gjatë me delegacionet e fshatrave Shipitullë, ka arritur marrëveshje për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre sipas modelit dhe praktikës së mëhershme të zbatuar në rastin e fshatit Hade.

Në një komunikatë të dërguar thuhet se njëkohësisht është arritur pajtueshmëri e plotë që konform legjislacionit në fuqi këta banorë të gëzojnë të drejtën e përparësisë në zgjidhjen e shqetësimeve të punësimit.

Kryeministri Haradinaj tha se kjo marrëveshje mundëson që ekskavatorët e KEK-ut menjëherë të rinisin punën në mënyrë që të garantojë furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

Përveç kësaj Kosova mbi të gjitha përfiton, meqë një nga problemet e qytetarëve të saj është zgjidhur në harmoni të plotë me kërkesat e tyre./arbresh.info/

ju-qet-uje-650x358

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme