Kryeministri Ramush Haradinaj është duke vazhduar me takime të shumta ditore me ambasadorë. Kryeministri ka pritur sot edhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Lebet, me të cilin kanë folur rreth vazhdimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Lebet.
Ambasadori Jean Lebet e ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj duke u shprehur shumë i kënaqur me një fillim të shpejtë dhe produktiv të kryeministrit dhe se ai do të vazhdojë të jetë mbështetës i Kosovës.
Ai përmendi se do të vazhdojë ta bëjë këtë në një mënyrë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë siç ndodh mes miqve të ngushtë.
Kryeministri Haradinaj mirëpriti dhe pranoi të gjithë opinionin pozitiv dhe siguroi se do të punoj ngushtë me Ambasadën e Shtetit të Zvicrës.
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...