Google ADS

Zyrtare: Basketbollisti i njohur firmos me gjigantin kosovar (FOTO)

16:34 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Urim Zenelaj, i është rikthyer Bashkimit, ka bërë të ditur ekipi prizrenas përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ekipit në Facebook.

Zenelaj 212 centimetra i gjatë, kishte lënë Bashkimin vite më parë, për të kaluar te atëherë RTV 21, prej ku pastaj luajti edhe për Yllin e Sigal Prishtinën, me të cilën ×toi titullin kampion dhe kupën e Kosovës.

Qendra Zenelaj, që është pjesë edhe e reprezentacionit të Kosovës, në stinorin e kaluar ka shënuar ka qenë koshashënuesi i 15 më i mirë i Superligës, me 335 pikë ndërsa ka pasur mesatare prej 11.1 pikësh për ndeshje.

Ai gjithashtu ka rrëmbyer 210 topa nën kosh vetëm në vjeshtën e stinorit të kaluar sa ishte te Ylli, ku kishte mesatare të madhe minutash për ndeshje.

Zenelaj është përforcimi i dytë vendor i Bashkimit për stinorin e ri, pas Samir Zekiqit që vjen nga Trepça. Bashkimi është përndryshe ekipi i vetëm nga Kosova që do të merr pjesë në BIBL këtë stinor.

Urim Zenelaj rikthehet te Bashkim

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme