Google ADS

Ministri Sefaj takohet me ambasadorin e Delawie

15:15 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie.

Ministri Sefaj në këtë takim e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Ministri Sefaj falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që kanë dhënë SHBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri i Punëve të Brendshme i kërkoi ambasadorit amerikan që në të ardhëm raportet në mes të MPB-së dhe qeverisë amerikane të intensifikohen.

Ndërsa ambasadori Delawie e uroi ministrin Sefaj për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe vlerësoi se është shumë e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.  Ai ofroi përkrahjen e SHBA-ve në forcimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme