Google ADS

Marcelo vazhdon kontratën te Real Madridi

15:21 | 13 Shtator 2017
Arbresh Info

Marceo ka vazhduar qëndrimin e tij në Real Madrid dhe data e skadimit është zhvendosur nga viti 2020 në vitin 2020.

‘Los Blancos’ kanë njoftuar se nënshkrimi i marrëveshjes së re do të ndodhë nesër (e enjte) për të zyrtarizuar marrëveshjen e tij të re, transmeton portali arbresh.info.

Mbrojtësi i krahut të majtë ishte vetëm 18 vjeçar kur arriti në Santiago Bernabeu në vitin 2007 dhe që nga atëherë ka bërë 415 paraqitje.

Me rinovimin e kontratës, Marcelo tani ka si shënjestër rekordin e arritur nga Roberto Carlos me 527 paraqitje me Real Madridin./arbresh.info/

https://twitter.com/realmadriden/status/907947865842044928

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme