Gjermania refuzon 5 mijë aplikacione të azilkërkuesve turq

15:07 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Autoriteti i imigracionit të Gjermanisë ka hedhur poshtë më shumë se 5,000 aplikime për azil të paraqitur nga qytetarët turq, njoftoi media lokale.

E përditshmja gjermane Tagesspiegel raportoi se Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF) kishte vendosur mbi 8.547 aplikime për azil në vitin 2017 të paraqitur nga qytetarët turq dhe hodhi poshtë 5.040 prej tyre, transmeton portali arbresh.info

BAMF nuk dha detaje për aplikimet e refuzuara dhe zyrtarët thanë se secila prej tyre është vlerësuar sipas meritës së saj bazuar në Aktin e Azilit Gjerman.

Diplomatët gjermanë thanë se edhe pse kërkesat e azilit nga qytetarët turq ishin rritur që nga përpjekja e grusht shtetit të vitit të kaluar në Turqi, shumica dërrmuese e kërkesave për azil janë paraqitur nga shtetas me origjinë kurde./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme