Katër deputetët jo socialist që votuan për Edi Ramën

13:37 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Maxhoranca e kryesuar nga Edi Rama mori 78 vota sot në mëngjes në Kuvend, ndërkohë që ka 74 deputetë aty.Duke patur këtë numër të madh votash, Ramës nuk i është dashur të sforcohet për të gjetur aleatë të besueshëm.

Katër votat ekstra për qeverinë Rama krahas deputetëve të PS-së kanë ardhur nga deputetetët e PDIU-së, Aqif Rakipi, Bujar Muça, Reme Lala si edhe deputeti i dalë nga Shkodra nën siglën e PSD-së, Tom Doshi.Rama nuk i ka dhënë asnjë ministri PDIU-së, megjithatë duket një aleancë e dukshme mes tij dhe Aqif Rakipit i cili ka një rol vendimtar në grup në një kohë që në sallë nuk është as Shpëtim Idrizi, kreu i kësaj partie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme