Google ADS

Kuvendi i Maqedonisë shkon në pauzë (VIDEO)

12:46 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Maqedonisë pas refuzimit të kërkesës për heqjen nga rendi i ditës së Projektligjit për gjuhët ka vendosur të shkojë në pauzë, shkruan arbresh.info

Kjo pauzë bëhet e ditur se do të zgjasë një orë.

“Gjithsej kanë votuar 100 deputetë. Kundër propozimit janë 60 deputetë dhe pro janë 40 deputetë”, është shprehur kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Deputeti opozitar në Parlamentin e Maqedonisë, Ilia Demovski ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës Projektligji për përdorimin e gjuhëve në ditën kur po diskutohet në lexim të parë.

Projektligji për përdorim të gjuhëve është pikë e dytë e rendit të ditës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme