Në kuadër të programit mbështetës për ujë dhe kanalizim në zonat rurale – faza V, është projekti: “Rehabilitimi i sistemeve rurale të ujësjellësit në zonën e shërbimit të KRU “Radoniqi”.
Zëdhënësja e Kompanisë, Kaltrina Rudi tha që ky projekt shtrihet në tri Komunat ku operon KRU “Radoniqi”, në Komunën e Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit.
Rudi tha që ky projekt është Donacion nga Konzorciumi Dorsch /CDI dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Total i vlerës financiare për projektin është afër 1.4 Milion Euro.
Ndërsa Drejtori Teknik i Kompanisë – Shkodran Gaxherri tha që Në kuadër të këtij projekti i cili po implemetohet po bëhet ndërrimi i gypave të vjetër mbi 30 vjeçar Azbest të çimentuar dhe po zëvendësohen me gypa të ri.
Projekti përfshinë edhe ndërrimin e pjesëve fazonike, pompave, materialit elektrik dhe aparaturën e klorifikimit.
Gaxherri tha që deri më tani kemi arritur që të bëjmë rehabilitimin e rrjetit në fshatin: Gërqinë, Ramajë, Hoqa e Madhe, Cërmjan, Demjanë, (lagjen Morosh, lagjen Bele), Celinë, Lubizhda e Hasit dhe Piranë.
Deri me tani janë ekzekutuar 22.714 m gypa të madhësive të ndryshme nga total 54 km të cilat do të ekzekutohen.
KRU “Radoniqi” është në fazën finale të investimeve në fabrikën e re e cila ka kapacitet 500 litra në sekondë dhe pritet të lëshohet në funksion vitin e ardhshëm dhe pastaj Radoniqi do ketë ujë të mjaftueshëm për të gjitha zonat e shërbimit por edhe më gjerë.
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...