Google ADS

U kapën me 67 kg kanabis, arrestohen dy shqiptarë

12:24 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Policia ka arrestuar dy persona në kufirin greko-shqiptar ditën e sotme, pasi janë kapur duke transportuar kanabis.

Mësohet se dy shtetasit shqiptarë janë kapur në kufi me 67 kg kanabis. Shqiptarët e moshës 24 dhe 25 vjeç janë arrestuar në Parapotamo të Igumenicës, në momentin që po shkëmbenin mallin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme