Opozita kërkon shtyrjen e diskutimit të Projektligjit për gjuhët (VIDEO)

11:50 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Deputeti opozitar në Parlamentin e Maqedonisë, Ilia Demovski ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës Projektligji për përdorimin e gjuhëve, raporton arbresh.info

“Flamuri evropian mund të vihet në ligjet të cilat harmonizohen me të drejtën evropiane. Me vetëdije e keni sjellë në Komisionin për Sisteme për Politike dhe ende pa u shtjerrë e keni sjellë në seancë”, tha ai.

Shkak i dytë sipas tij është se ekspertë të gjuhës kanë kërkuar të diskutojmë për ligjin.

“Kjo mënyrë do të rrënojë marrëdhëniet ndërmjet dy bashkësive”, shprehet ai./arbresh.info/

https://www.youtube.com/watch?v=MSKgJihAp34

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme