Në vazhdën e takimeve me korin diplomatik të akredituar në Kosovë, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim edhe Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, njofton komunikata drejtuar mediave.
“Ambasadorja Kiliç ka përgëzuar Ministrin Pacolli, me rastin e marrjes së detyrës së re, duke ri-konfirmuar, në emër të shtetit të saj mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Turqisë në konsolidimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës në aspektin ndërkombëtarë, përfshirë integrimin në strukturat euro-atlantike dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli pasi që ka falënderuar Ambasadoren Kiliç për mbështetjen e deritanishme dhe të palëkundur që Turqia i ka dhënë vendit tonë në procesin e shtet-ndërtimit. Pacolli ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në rritjen e përpjekjeve diplomatike të këtij vendi për sigurimin e njohjeve të reja tek vendet ku ajo mund të ketë ndikim dhe sigurim të mbështetjes së njëjtë edhe për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare.
Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik në fushat e interesit dy-palësh ka qenë një temë tjetër, e cila është diskutuar gjatë takimit.
Të dy bashkëbiseduesit kanë reflektuar dhe ri-theksuar vullnetin e dyanshëm për ngritjen dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve dy-palëshe në fusha të interesit të përbashkët”- thuhet në komunikatë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?