Google ADS

“Plani i hartuar për të vrarë Millosheviçin është përdorur te Princesha Diana”

10:46 | 13 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Ish anëtari i MI6, Richard Tomlinson, pretendon se Sllobodan Millosheviç ishte objektivi i inteligjencës britanike, të cilët zhvilluan një plan të veçantë për këtë qëllim.

Sipas gazetës serbe, Vecernje Novosti, ky plan më vonë u zbatua për te Princeshën Diana, transmeton portali arbresh.info

Gazeta shkruan se Tomilnson i paraqiti këto të dhëna para 10 vitesh në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë në Londër, por pretendimet e tij janë kthyer sërish në aktualitet, pasi oficeri i inteligjencës në pension John Hopkins , pretendon se ka marrë pjesë personalisht në ‘heqjen’ e Princeshës së Uellsit.

Sipas pohimeve të Tomlinson, që lidhet me dokumentarin ‘Playing Dirty’, presidenti i ish-Jugosllavisë duhet të vritej në vitin 1993 në një aksident trafiku. Ngjarja ishte parashikuar të ndodhte në një tunel në Zvicër, pranë Gjenevës, ku Millosheviçi planfikohej të të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Plani ishte që aksidenti të ndodhte diku mbi mal, duke ndezur dritat e forta që do ta kishin verbuar shoferin. Është supozuar që ky është një skenarët që dërgon më së shpejti drejt një aksidenti vdekjeprurës.

Dëshmitarët okularë kanë theksuar se kanë parë drita verbuese në tunelin ku u aksidentua Princesha Diana.

Tomlinson pohon se plani për likuidimin e Millosheviçit ishte anuluar, por i njejti skenar u zbatua më vonë tek Princesha Diana./arbresh.info/

Të ngjashme