Google ADS

“Prokuroria kërkoi  përjashtimin e gjyqtarëve të Apelit në rastin e Sali Mekajt” (VIDEO)

10:35 | 13 Shtator 2017
L G

I pari i  Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, beson se gjyqtarët e kësaj gjykate  do të jenë tërësisht objektiv në vendimet e tyre për rastin e ish-kryetarit të Apelit, Sali Mekaj.

Shala thotë se fakti që Metaj ishte në krye të kësaj gjykate për një kohë, nuk do të ndikoj në asnjë mënyrë në vendosjen e gjyqtarëve  në rastin e tij.

Ai tha se prokurorja e këtij rasti ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarëve të Apelit në këtë rast, por kjo kërkesë është refuzuar  nga Gjykata Supreme.

Ndryshe, rasti i ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj  është rikthyer në duart e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit.

Edhe pse  në fund të muajit maj të këtij viti, Apeli e kishte kthyer në rivendosje aktakuzën në rastin e Sali Mekajt dhe  tre të akuzuarve të tjerë Vlora Gorani, dhe dy personave tjerë  me inicialet M.S. e A. S, ky rast katër muaj më vonë sërish është kthyer  në Gjykatën e Apelit për të njëjtën çështje.

Mbrojtja e Sali Mekajt dhe të tjerëve sërish po kërkojnë që Gjykata e Apelit  të hudh aktakuzën ndaj tyre./Arbresh.info/ Gita Lushi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme