Sipas një studimi të ri, gratë e infektuara në mënyrë aktive me herpes gjenital gjatë shtatzënisë së hershme kishin dyfishin e shanseve për të lindur një fëmijë të diagnostikuar me autizëm.
Studimi është i pari që siguron dëshmi imunologjike mbi rolin e infeksionit gjenital, duke raportuar një lidhje mes antitrupave të nënës anti-herpes simplex virus-2 (HSV-2) dhe rrezikut në pasardhës.
“Ne besojmë se përgjigja imune e nënës ndaj HSV-2 mund të pengojë zhvillimin e sistemit nervor qëndror të fetusit, duke rritur rrezikun për autizëm “, thotë autori kryesor Milada Mahiç, një shkencëtar hulumtimi në Qendrën për Infeksion dhe Imunitet në Institutin Norvegjez, përcjell sovrani.info
Autorët nuk besojnë se rreziku është për shkak të infeksionit të drejtpërdrejtë të fetusit, sepse infeksione të tilla zakonisht janë fatale. Ata sugjerojnë se rezultatet e tilla janë për shkak infeksionit te nënat me inflamacion në afërsi të mitrës.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin