Google ADS

Ndërron mendje miliarderi Gates, mendon që Britania është më mirë jashtë BE-së

10:57 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Britania e Madhe mund të “shquhet” pas Brexit, sipas themeluesit të Microsoft Bill Gates.

Bill Gates, 61 vjeç, ka thënë se Britania mund të mbetet një qendër shkencore dhe teknologjike kryesore në botë nëse ajo mban investime në kërkime dhe zhvillim, transmeton portali arbresh.info

Ai i tha The Daily Telegraph se ai mendon se kërkimi shkencor i Britanisë mund të vazhdojë.

Ai tha se universitetet në Liverpool, Edinburg, Londër, Kembrixh dhe Oksford janë institucione që ai investon shumë “sepse ata janë më të mirët, dhe duke bërë shumë për këtë punë të rëndësishme”.

Gates ka investuar 750 milionë funte në institucionet kërkimore britanike.

Themeluesi i Microsoft tha para referendumit se një votë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian do ta bënte Britaninë “vend shumë më pak tërheqës për të bërë biznes dhe për të investuar” dhe mund të rrezikonte komunitetin shkencor të Britanisë.

Ai tha në një letër drejtuar The Times se Britania do të ishte “më e fortë, më e begatë dhe më me ndikim” brenda BE.

Duket se miliarderi tashmë ka ndërruar mendje për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme