Intervistë me kryetarin e Gjykatës së Apelit, Hasan Shala (VIDEO)

09:18 | 13 Shtator 2017
L G

Kthimi në rivotim i procesit të zgjedhjes së kreut të Gjykatës së Apelit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e ka frikësuar aspak kreun e kësaj gjykate, Hasan Shalën.

I pari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala në një intervistë për “Arbresh.info”, thotë se ky proces është pritur në mënyrë shumë të relaksuar.

Ai thotë se ka pasur besim në votën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të cilët sipas tij kanë vepruar sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese.

hasan-shala-foto-arsim-namani-4

Shala nuk komenton kritikat e ndërkombëtarëve për mënyrën e votimit të krerëve të Gjykatës së Apelit dhe Supremes nga KGJK.

Duke folur për numrin e madh të lëndëve të trashëguara, kreu i Apelit thotë se nga janari e deri në mesin e muajit shtator janë kryer 7 mijë e 609 lëndë.

Shala tha se kjo gjykatë po u jep përparësi zgjidhjes së lëndëve  me prioritet.

Ai tha se vetëm brenda 9 mujorit të parë të këtij në këtë gjykatë kanë ardhur 37 lëndë që kanë të bëjnë me rastet e korrupsionit, në të cilat përfshihen edhe zyrtarë të lartë institucionalë.

hasan-shala-foto-arsim-namani-6

Duke përfshirë trashëgimin e 47 lëndëve të kësaj natyre nga viti i kaluar dhe 37 lëndëve të këtij viti, sipas kreut të Apelit, këtë vit janë përfunduar 73 lëndë të natyrës korruptive.

Kreu i Gjykatës së Apelit foli edhe për rastet e ish-kryetarit të kësaj gjykate, Sali Mekaj dhe rastin e kreut të komunës së Prizrenit, Ramadan Muaj, bashkë me pesë zyrtarët e kësaj komunë.

Ai, në këtë intervistë flet edhe për transparencën dhe performancës së gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Shala flet edhe për ndërhyrjet e politikës në sistemin e drejtësisë.

Sfidë për Gjykatën e Apelit, sipas Shalës mbetet shqyrtimi i ankesave të qytetarëve që kanë të bëjnë me lëndë civile./Arbresh.info/ Gita Lushi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme