Ka një sërë arsyesh që ndikojnë në plakjen e lëkurës tuaj, por studiuesit këshillojnë që të bëni kujdes me përdorimin e vazhdueshëm të dietave të cilat përmbajnë ushqime me pak kalori, pasi të tilla dieta ndikojnë negativisht në lëkurë, duke ju bërë që të keni një pamje më të plakur dhe aspak të hijshme për fizikun tuaj.
Gjithçka që hamë ka një ndikim shumë të madh në çdo aspekt të trupit, edhe në plakjen e tij. Ushqimet që nuk duhet të konsumoni së tepërmi:
Kripa
Përbërësi kryesor i saj është natriumi, i cili bën që të mbani ujë në trup dhe shkakton fryrje. Për të reduktuar efektin, thjesht përpiquni të provoni ose të përdorni diçka më pak të thatë, që përmban kafeinë.
Alkooli
Ndikon në sjelljet e gjumit, duke bërë që rrudhat të shfaqen më herët dhe humbja e njëtrajtësisë në tonin e lëkurës. Por më e rëndësishmja është se toksinat që përmban mund të zënë vend në mëlçi dhe të shkaktojnë probleme të lëkurës, si: akne dhe sigurisht edhe rrudha.
Pijet energjike
Aciditeti heq dhe gërryen smaltin e dhëmbëve, kështu që ato njollosen më lehtë. Në vend të pijeve energjike përdorni ujë.
Ushqimi pikant
Ky lloj ushqimi e acaron lëkurën, duke shkaktuar skuqje dhe irritim. Te femrat në menopauzë, erëzat zgjerojnë enët e gjakut, duke bërë që lëkura të duket e mbushur me njolla dhe më e plakur.
Ëmbëlsirat
Ëmbëlsirat me përmbajtje të lartë sheqeri dhe me shumë karbohidrate po ashtu janë rrezik për plakjen. Jo vetëm që ndikojnë në shtimin në peshë, por gjithashtu të krijojnë edhe rrudha. Konsumi i shumë produkteve të tilla mund të çojë në shterim të kolagjenit të lëkurës, aq shumë i domosdoshëm për të luftuar krijimin e rrudhave.
Ushqimet e skuqura
Çdo gjë e skuqur mund të shkaktojë pasoja të dëmshme në trup. Sipas Andrea Giancoli, dietolog, ushqimet e skuqura si patatet, mund të shkaktojnë inflamacion në trup dhe rrezik për sëmundjet e zemrës. /noa.al
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...