Presidenti indonezian Joko Widodo ka lejuar nisjen e një avioni me ndihma humanitare për refugjatët e kufirit Mianmar-Bangladesh.
“Falë Zotit, ne ishim në gjendje të nisim ndihmat e para humanitare për refugjatët e shtetit Rakhine që janë duke qëndruar në kufirin Bangladesh-Mianmar”, ka thënë presidenti, transmeton portali arbresh.info
Jokowi ka thënë që katër avionë të tipit Herkules janë duke bartur sendet më të nevojshme për refugjatët të tilla si oriz, ushqime të gatshme, çadra dhe batanije.
Ai tha se avioni do të mbërrijë në Chittagong të Bangladeshit dhe do të udhëtojë rreth 170 kilometra për të marrë ndihmën për Bazarin e Cox, një kamp refugjatësh Rohingya në kufirin e Bangladeshit dhe Mianmarit./arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...