Metoda më e re e dobësimit, mbështilleni trupin me këto fleta dhe do të mahniteni nga rezutatet

01:43 | 13 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Nëse i urreni dietat privuese nga ushqimet apo pijet dietike që ju mbajnë të ngopur gjatë gjithë ditës, atëherë nuk keni pse t’i përdorni më. Për të gjithë ju, ka një metodë fantastike për të pasur një trup perfekt pa shumë lodhje. Për më tepër, nuk ka të bëjë me kufizim e ushqimeve.

Është një metodë e fundit e cila funksionon më së miri në mbajtjen e trupit në formë. Algat janë baza e këtij trajtimi, që bëhen akoma më të fuqishme kur kombinohen edhe me përbërës të tjerë. Algoterapia është një metodë shumë e mirë, sepse duke mbuluar trupin me alga rinovoni lëkurën, holloni belin dhe pjesët e tjera të trupin dhe trajtoni njëkohësisht edhe celulitin.

Trajtimi stimulon qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjen e muskujve dhe të nyjeve dhe eliminon indet dhjamore. Algat veprojnë fuqishëm duke shkatërruar qelizat në të cilat është grumbulluar yndyra. Për këtë arsye, është e nevojshme të pini shumë ujë para dhe pas aplikimit të mbështjelljes me alga.

Në një tenxhere, ngrohni 3 gota ujë dhe hidhni në të 1 filxhan çaji kripëra minerale, 2 gota argjilë jeshile, 3 lugë gjelle vaj ulliri ose bajame. Përzejini mirë. Hiqeni përzierje nga zjarri dhe pasi të ftohet pak aplikojeni në zonën ku keni më shumë yndyrë. Vendosni mbi trup fletat e algave të zhytura më parë në ujë të ngrohtë. Mbajini 30 minuta.
Për t’i hequr ato, fillojeni nga lart – poshtë. Më pas hidratojeni lëkurën me një krem zbutës. Më pas përgatisni një çaj dhe pijeni.
Shënim: Algat dhe argjilën i gjeni në farmaci

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme