Google ADS

SHBA: Gjykata e Lartë rikthen ndalimin për refugjatët që duan të hyjnë në vend

01:36 | 13 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka lejuar që administrata Trump të mbajë politikën e vet për kufizimin e refugjatëve që duan të hyjnë në vend.

Gjyqtarët kanë rënë dakord që të lejohet vendimi që ndalon rreth 24 mijë refugjatë që do të duhej të hynin në vend para fundit të muajit tetor, transmeton portali arbresh.info

Gjyqtarët janë planifikuar të dëgjojnë argumentet më 10 tetor mbi ligjshmërinë e ndalimit të udhëtarëve nga gjashtë vendet myslimane dhe nga refugjatët kudo në botë.

Megjithatë, ende është e paqartë se cili do jetë vendimi final i Gjykatës. Ndalimi i udhëtimit prej 90 ditësh përfundon në fund të shtatorit, ndërsa ndalimi 120 ditësh për refugjatët do të përfundojë një muaj më vonë.

Gjykata e Apelit gjithashtu mbështeti një pjesë tjetër të vendimit të gjyqtarit që zbatohet për ndalimin e vizitorëve nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme