Marrëveshja e 18 majit të kaluar, e “lidhur” mes PS-së dhe PD-së ka vdekur. Deklarata është bërë nga njëri prej protagonistëve të kësaj marrëveshje, Lulzim Basha, i cili thekson se shkaku i ndërprerjes së kontratës ka qenë pikërisht manipulimi i zgjedhjeve të 25 qershorit dhe blerja e deputetëve demokratë për votimin e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit.
Në fjalën e mbajtur në Parlament, ku u diskutuar për gjatë gjithë ditës së djeshme mbi programin e qeverisë së re socialiste Basha tha se pas zgjedhjeve të 25 qershorit, kryeministri Edi Rama ishte shprehur se shpresonte që marrëveshja e arritur mes tij dhe zotit Basha mesnatën e 18 majit, mund të mbahej gjallë.
Madje dy ditë më parë në Parlament, kryeministri ju drejtua opozitës me tone bashkëpunuese duke nënvizuar nevojën që për çështjet e rëndësishme të vendit palët të merreshin vesh mes tyre. Por gjatë fjalës së tij të parë në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u tregu i prerë, duke thënë se marrëveshja ka vdekur. “Thelbi i marrëveshjes së 18 majit, ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj, dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje. Aleanca e pandërprerë asnjë çast e Rama njishit me krimin dhe shitblerja e votave me paratë e drogës dhe të korrupsionit e vranë marrëveshjen dhe rikonfirmuan problemin numër 1 të Shqipërisë: vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të Shqiptarëve për hir të pushtetit personal dhe privat të Edi Ramës”. Për Basha ajo që nuk mund të përpihej nga opozita dhe që i dha fund përfundimisht marrëveshjet, ishte votimi i të shtunën i kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi, në favor të të cilit shkuan së paku dy vota të demokratëve, për të cilat zoti Basha tha se ishin shitblerë, ose manipuluar. “Ajo që na ndan është thelbësore. Kurrë nuk ka qenë më e thellë, më e mprehtë, më e papajtueshme diferenca midis dy forcave në këtë sallë; aleancës tënde me krimin dhe aleancës tonë të vlerave me qytetarët”, tha Basha.
Gjatë fjalës së tij Basha ishte mjaft kritik ndaj programit qeverisës të cilin e konsideroi një dokument farsë që sipas tij mund të përmblidhej në dy elementë: “kalimi i të gjithë pasurisë dhe pushtetit ekonomik të vendit në pak duar oligarkësh dhe financimi i qeverisë dhe ekonomisë me anë të borxhit, që do çojë në krizë financiare”, tha ai. Ndërsa kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i pyetur në lidhje me deklaratën e Bashës për ndërprerjen e marrëveshjes së 18 majit, tha se Rama e shkeli. “Marrëveshja u bë për të garantuar një minimum të standardit zgjedhor. Ramës i kishte ngelur vetëm procesi i manipulimit pasi kishte ngritur të gjithë strukturën. Për fat të keq, marrëveshja u shkel në mënyrë të njëanshme. Bashkëpunimi politik është në interes të qytetarëve shqiptarë. Ne të gjithë duhet të bëjmë përpjekjet maksimale në reformën kushtetuese apo zgjedhore”, tha ai. Kreu i PR-së kërkon që të mos ketë rrjedhje votash nga deputetët e opozitës ndërsa foli edhe rreth idesë së krijimit të grupit parlamentar republikan në Parlament. “PR ka pasur historikisht grupin e saj parlamentar. Është e nevojshme të alternohemi më shumë në opozitë. Është e pa pranueshme që një nga ne të ketë mendim ndryshe edhe për shkak se kemi dalë me një logo me PD-në.
Kjo është një marrëdhënie me Partinë Demokratike dhe është një mirëkuptim që e kemi pasur para zgjedhjeve jo në interes të Partisë Republikane”, tha ai. Duke u ndalur te emrat e qeverisë së re, Basha tha se ky është kabineti i krimit, që ka për qëllim vetëm ndarjen e “tepsisë”. “Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit. Jo vetëm Edi Rama, por edhe Fatmir Xhafa, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin. Kjo është qeveria e thellimit të sundimit privat të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish. Avazi i vjetër vazhdon me tepsi të re. Kësaj radhe Tepsinë e ke të gjithën për vete. Me dy garuzhdet e tua Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri dhe ministrat e tjerë, si peceta për të fshirë buzët. Fletushka e programit të Qeverisë Ramadysh 2017-2021 ka vetëm 25 faqe, nga të cilat 7 faqe ose 30 për qind e dokumentit janë kopertina titujsh, tre faqe i përkasin përshkrimit të arritjeve të qeverisë Ramanjësh dhe vetëm 15 faqe programit të qeverisë, gjysmën e të cilave e zënë titujt e mëdhenj.
Pas gjithë këtyre arritjeve famëkeqe, dhe pas sigurimit të një mandati të ri me anë të manipulimit të zgjedhjeve, Ramadyshi ka paraqitur programin qeverisës 2017-2021”, theksoi kreu demokrat./Shekulli/
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...