Të krijosh një ministri për lopët: është kjo ideja e kryeministrit indian Narenda Modi.
Në realitet është një premtim që kryeministri ka bërë gjatë fushatës.
Ai, siç transmeton Shqiptarja, ka shprehur nevojën se lopët duhen mbrojtur qoftë për faktin se janë kafshë të shenjta por edhe për shkak të çështjeve që lidhen me shëndetin publik. Një deklaratë e tillë ka shkaktuar polemika jo vetëm në Indi.
Një vendim të tillë për të krijuar një ministri për lopët e dha presidenti i partisë nacionaliste hindu.
Një ministri e tillë do të mbronte lopët të konsideruara kafshë të shenjta, po ashtu do t’i mbronte ato lloj speciesh që janë në rrezik zhdukje, veçanërisht lopët indiane.
Një lajm i tillë ka shkaktuar plot polemika, teksa në mediat ndërkombëtare vihet në pikëpyetje se India duhet t’i kushtojë rëndësi infrastrukturës, shëndetit, tensioneve sociale e jo të merret më çështje të tilla besimi.
Madje kryeministri është akuzuar se është përfshirë nga ndjenja antiislamike.
Në Indi mbizotëron hinduizmi por në vend ka një komunitet të gjerë myslimanësh.
Ministria e Lopëve ndoshta do të përkeqësojë situatën në vend.
Por në çdo mënyrë qeveria indiane mbrohet duke thënë se vendimi nuk ka vetëm vlerë fetare por edhe sociale.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...