Google ADS

Majlinda Bregu: Të nisim një lëvizje kombëtare për të tundur e shkundur çdo zyrtar

22:47 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Ish-deputetja dhe ish-ministrja Majlinda Bregu deklaron se nuk mund të heshtë kur vjen puna tek gratë dhe mbrojtja e tyre.

Pas kërkesës së prokurorisë që kërkoi burg përjet për Ferdinand Rukon, i cili vrau bashkëshorten e tij duke e hedhur nga dritarja e banjës në qytetin e Fierit, Bregu e indinjuar thotë se janë shtyrë 4 seanca dhe se tashmë burri vrasës do përfitojë nga gjykimi i shkurtuar.
“Çfarë duhet të ndodhë më, që një burrë që vret gruan, gjakftohtë, në kushtet e urdhrit mbrojtës, në rastin e Fierit edhe në prani të fëmijëve të mitur, të vuaje dënimin maximal që njeh ligji, burgim të përjetshëm?”, pyet ndër të tjera Bregu.

Ajo kërkon nisjen e një lëvizjeje kombëtare për të tundur e shkundur çdo zyrtar, gjyqtar, prokuror, avokat, gazetar, OJF, dhe jo vetëm të këtij vendi, që të kuptojnë e veprojnë, pasi dhuna dhe vrasja e grave nuk është çështje kulture e zakoni por është krim kundër jetës që po merr përmasa terrorizmi.

STATUSI I BREGUT

Ne dhjetor te vitit te kaluar, nje grua, Liljana Zhezha, nene e dy femijeve, u flak nga dritarja e shtepise prej burrit te saj. Asokohe i kerkova nga Ministrit te Drejtesise, Ministrit te Brendshem, Prokurorit te Pergjithshem edhe Presidentit te Republikes, zbardhjen e plote te ngjarjes e cila niste me papergjegjshmerine e zvarritjes se urdherit te mbrojtjes deri tek absurditeti i jeteses se viktimes dhe vrasesit te saj ne te njejtin apartament. (Ne fakt, keshtu e parashikon Ligji per Masat Parandaluese te Dhunes ne Familje,i cili duhet ndryshuar me urgjence). Gjykata thoshte se kish lëshuar Urdhër Mbrojtje;
policia thoshte se nuk e kishte marrë; pushteti vendor nuk dinte gjë.
I kerkova edhe Kryetarit te Bashkise Fier, te ndihmonte dajen e femijeve te Liljanes, pasi i mori te dy jetimet e vegjel ne shtepine e tij.

Pas Liljanes kane humbur jeten edhe dy gra te tjera deri tek rasti i gjyqtares Fildez Hafizi.
Por cfare ndodh sot.

Nga dhjetori 2016 jane zhvilluar 6 seanca gjyqesore kunder burrit qe flaku nenen e femijeve nga dritarja. Keto, prane Gjykates se Krimeve te Renda Vlore.

4 seanca jane shtyre me sebepe gjykatash; 2 prej tyre sepse vrasesi thoshte se ishte semure; 1 se mungonte avokati dhe 1 se mungonte prokurori.

Ne seancen e dyte vrasesi ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe gjykata e ka pranuar. Sot ne seancen e 6-te, prokurori kerkon qe denimi nga i perjetshem te jete 35 vjet dhe shkak per kete eshte pranimi i gjykimit te shkurtuar nga vrasesi.

Nderkohe qe nuk eshte shqyrtuar kerkesa per heqjen e prinderimit sipas padise se bere nga kujdestari i tanishem i femijeve (daja). Kodi i familjes edhe per heqjen e prinderimit ne te tilla raste te dhunes ne familje, sidomos kur gjema ndodh ne prani te femijeve nuk eshte i qarte.

Kater pyetje me lindin tani:
1. Cfare duhet te ndodhe me, qe nje burre qe vret gruan, gjakftohte, ne kushtet e urdherit mbrojtes, ne rastin e Fierit edhe ne prani te femijeve te mitur, te vuaje denimin maximal qe njeh ligji, burgim te perjetshem?! (neni 79/c i kodit penal)

2. Neni 228 i Kodit te Familjes thote qe “pergjegjesia prinderore hiqet kur prindi shperdoron pergjegjesine prinderore ose tregon PAKUJDESI te rende ne ushtrimin e saj”. Po t’i vrasesh nenen femijeve cfare quhet?!

3. Edhe sa seanca do duhen ne rastin e mesiperm per te marre nje vendim?!
4. A ka njeri qe nuk mendon se dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre eshte krim qe duhet zbutur apo amnistuar?

Nese nuk ka, atehere le te nisim nje levizje kombetare per te tundur e shkundur cdo zyrtar, gjyqtar, prokuror, avokat, gazetar, OJF, dhe jo vetem te ketij vendi, qe te kuptojne e veprojne, pasi dhuna dhe vrasja e grave nuk eshte CESHTJE KULTURE E ZAKONI, por eshte KRIM kunder JETES qe po merr permasa TERRRORIZMI!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme