Google ADS

Koreja e Veriut ‘ofron punë’ për turistët, që të mbjellin oriz me dorë

21:59 | 12 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Koreja Veriore është duke mbledhur një sasi të konsiderueshme të hollash nga turistët perëndimorë, të cilat janë të gatshëm të paguajnë për të punuar në fermat e punë, ku ata duhet të mbjellin oriz me dorë.

Sipas një faqe të internetit, turistëve ‘u ipet një shans për të përjetuar profilet e zellshme dhe të gëzueshme të aktiviteteve të punës së njerëzve lokalë’, shkruan Mirror, transmeton portali arbresh.info

Në realitet, turistët janë duke kryer punën e banorëve të uritur të Koresë Veriore, e cila është rrethuar nga sansionet ekonomike.

Faqja e internetit që ofron turne, në gjuhën angleze, dhe gjithashtu ofron mundësi që të shikohet vendi më i izoluar në botë.

Turistët gjithashtu mund të nënshkruajnë të vizitojnë gjëra interesante, si aeroplanë të vjetër në Aeroportin Ndërkombëtar  të Phenianit.

Vendet perëndimore u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të mos udhëtojnë drejt Koresë Veriore, për shkak të tensioneve të rritura pas testimit të raketave balistike./arbresh.info/

443179bc00000578-0-image-m-16_1505224070939 443179c000000578-0-image-a-13_1505224012081 443179c400000578-0-image-a-15_1505224015376

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme