Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme për zgjedhjet lokale, deklaroi ministri Oliver Spasovski, duke thënë se po bëhen përgatitje maksimale për të mundësuar proces zgjedhor të qetë, korrekt dhe demokratik dhe siguri për të gjithë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne po përgatitemi për të mundësuar proces të qetë dhe demokratik zgjedhor dhe siguri të shkëlqyer. Nga ana tjetër, po përgatitemi të veprojmë në suaza të parandalimit të çfarëdo keqpërdorimi të pozitës nga cili do qoftë funksionar gjatë procesit zgjedhor. Qëndrojmë në dispozicion dhe i realizojmë të gjitha kërkesat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, tha Spasovski në konferencë për shtyp.
Spasovski shtoi se të gjitha strukturat në kuadër të MPB-së, veçmë kanë filluar që në mënyrë operative të veprojnë lidhur me sigurimin e zgjedhjeve lokale, gjegjësisht periudhën deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe ditën e votimeve.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?