Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se i kishte dhënë përkrahje Listës Serbe që të hyjë në koalicion me Ramush Haradinajn.
Ai ka theksuar se mendimi i tij nuk ndryshon që Haradinaj është “kriminel”.
“Lista Serbe kishte tri opsione. Qeverinë me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen e cila synon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Së dyti që lista serbe të mos e mbështes askënd, dhe mundësia e tretë ishte që ta mbështesin Haradinajn”, ka thënë presidenti serb.
“Haradinaj për mua mbetet kriminel, dhe nuk do të them asgjë të mirë për të”, deklaroi Vuçiq.
Ai bëri të ditur se në tetor fillon faza e re e dialogut, e që sipas tij ka nevojë që të bëhen shumë konsultime.
“Nga tetori fillon një fazë e re e dialogut dhe është e nevojshme që të bëhen konsultime të gjera. Ky dialog duhet të jetë i qartë, serioz dhe me qëllime të qarta”, tha presidenti i Serbisë.
“Ne kemi pasur negociata të vështira. A mendoni ndonjëri se ndihem mirë kur ulem me Thaçin, Mogherinin e Catherine Ashton. Asnjë moment të bukur nuk e mbaj mend”, ka përfunduar Aleksandar Vuçiq.
Në fund, presidenti serb ka bërë thirrje te serbët që të mos e sulmojnë Listën Serbe pasi ata do të punojnë për të mirën e qytetarëve serbë në Kosovë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...