Google ADS

Shpejtim Bulliqi pyet Lutfi Hazirin: A e ke privatizuar LDK-në?

21:06 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Shpejtim Bulliqi i caktuar nga kryeministri Haradinaj si kryesus i Komisionit për Demarkacion, ka reaguar ndaj akuzave të nëkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se Bulliqi nuk është më pjesë e LDK-së, duke e cilësuar këtë të fundit si argat të Ramush Haradinajt.

Shpejtim Bulliqi i kontaktuar nga lajmi.net i ka drejtuar një pyetje Lutfi Hazirit.

“A e ke privatizuar LDK-në a?”, ka thënë Bulliqi.

“Nuk po merrem me këtë punë”, ka theksuar ish-deputeti i LDK-së.

Shpejtim Bulliqi njëri nga më të zëshmit për punën e Demarakcionit, ka vendosur që të pranojë udhëheqejen e Komisionit për Demarkacion, duke shtuar se është i gatshëm për detyra shtetërore. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme