Mënyra se si ju uleni është më e rëndësishme për shëndetin tuaj se sa koha totale e qëndrimit ulur, thotë një studim i ri.
Të rriturit qëndrojnë ulur për nëntë deri në 10 orë në ditë gjë e cila sipas studimit, mund të sjell rreziqe kardiovaskulare dhe madje edhe vdekje, transmeton Klan Kosova.
Ekspertët thonë se ajo që ka rëndësi është kohëzgjatja në mes të çdo shpërthimi aktiviteti kur dikush është kryesisht i ulur.
Ata studiuan sasinë e kohës që njerëzit ishin ulur gjatë gjithë ditës dhe e krahasuan atë me normat e vdekshmërisë së tyre.
Rezultatet treguan se ata që u ngritën dhe u zhvendosën çdo gjysmë ore ose më pak, kishin më pak gjasa të rrezikoheshin nga vdekja sesa ata që qëndruan të ulur për më gjatë.
Rekomandohet për njerëzit që kanë punë kryesisht të ulur për të lëvizur çdo gjysmë ore për t’i ndihmuar ata të qëndrojnë aktivë dhe të promovojnë një zemër të shëndetshme, thuhet në një hulumtim britanik.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...