Google ADS

Trump mbi sanksionet për Korenë Veriore: Është hap i vogël, s’është ndonjë punë e madhe

19:32 | 12 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se sanksionet e fundit të OKB-së mbi Korenë Veriore janë një hap shumë i vogël në krahasim me atë se çfarë do të duhej të ndodhte.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së unanimisht ka mitaruar sanksionet për eksportet e saj të tekstilit dhe për furnizim me karburant, duke rritur kërcënimet hakmarrëse ndaj Shteteve të Bashkuara, transmeton portali arbresh.info

Vendimi i OKB-së është shkaktuar nga testimi i gjashtë dhe më i madh i Koresë Veriore.

“Është vetëm një hap i vogël. S’është ndonjë punë e madhe…nuk e di se sa ndikojë kjo, por është mirë që votimi morri 15-0”, tha Trump gjatë një takimi me kryeministrin e Malajzisë në Shtëpinë e Bardhë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme