Kryeministri i Bangladeshit i ka kërkuar qeverisë në Mianmar që të marrë në vendin e tyre qindra mijëra myslimanë Rohingya që janë larguar nga dhuna në shtetin Rakhinë.
Gjatë një vizite në një kamp refugjatës, sheiku Hasina i kërkoi Mianmarit të shikonte situatën drejt, ndërsa ka shtuar se njerëz të pafajshëm janë duke vuajtur, transmeton portali arbresh.info
Rreth 370 mijë myslimanë kanë kaluar kufirin që kur filloi dhuna në mes të muajit të kaluar.
Ushtria e Mianmarit ka deklaruar se po lufton me militantët Rohingya dhe ka mohuar se synon të sulmojë civilët.
Shumica e njerëzve që janë larguar nga vendi thanë se trupat ushtarake janë përgjegjës për sulmet që ndodhën me 25 gusht dhe se shumë shtëpi janë djegur në mënyrë që ata të largoheshin nga vendi.
Sipas BBC shumë myslimanë kanë humbur jetën edhe për shkak të minave tokësore, ndërsa ata janë përpjekur të largohen natën nga Mianmari. Burime brenda Bangladeshit thonë se ushtria e Mianmarit kishte vendosur mina në kufi të vendit.
Rohingyas janë minoritet pakistanez, kryesisht myslimanë që jetojnë në vendin me shumicë budiste, Mianmar. Ata kanë përjetuar tortuara për një kohë të gjatë. Mianmari i quan ata emigrantë të paligjshëm, ndërsa Bangladeshi nuk i njeh si pjesë e popullsisë së vet./arbresh.info/
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...