Google ADS

Paris, përleshje mes policisë dhe protestuesve

18:37 | 12 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Policia franceze është detyruara të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues në Paris.

Kryeqyteti francez është përballur me protesta kundër reformës së ligjit të punës, inciative e cila është filluar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, transmeton portali arbresh.info

Kjo është një nga protestat e para masive kundër qeverisë së Macronit. Sipas sondazheve të fundit në Francë, mbështetja për Emmanuel Macron ka rënë dukshëm.

Së fundmi, Emmanuel Macron është akuzuar se gjatë tre muajve të qeverisjes ka shpenzuar gati 30 mijë euro për grim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme